"Gjuhë urrejtje e diskriminuese", Mali i Zi kërkon që të merren masa ndaj televizionit serb

“Gjuhë urrejtje e diskriminuese”, Mali i Zi…

Mali i zi ka kërkuar mbylljen e në kanali televiziv serb për shkak se trasmenton gjuhë urrejtje dhe diskriminuese ndaj popullit malazez.

“Ky televizion pa mëdyshje dhe në vazhdimësi transmeton përmbajtje që nxisin urrejtje, intolerancë dhe diskriminim ndaj komunitetit malazez”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Agjencisë për Media Elektronike.

Gjatë fillimit të këtij viti, Këshilli i Agjencisë për Median Elektronike (SAEM) në Malin e Zi, ndaloi trasmetimin e programit “Novo jutro”, i cili transmetohej në televizionin serb Pink.

Keshilli vuri në dukje se “kjo media është shembull i shkeljes së standardeve profesionale dhe etikës gazetareske”.

Në mars, Këshilli i BE-së vendosi të pezullojë transmetimet e mediave shtetërore ruse “Russia today” dhe “Sputnik” në të gjithë vendet e Bashkimt Evropian.

Sipas Brukselit zyrtar, këto dy media janë instrumente të rëndësishme në “nxitjen dhe mbështetjen e agresionit rus” kundër Ukrainës dhe se ato përfaqësojnë një “kërcënim të madh e të drejtpërdrejtë për rendin publik dhe sigurinë e BE-së”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit