Gjumi është i rëndësishëm për të luftuar Koronavirusin

Gjumi është i rëndësishëm për të luftuar…

Në këto kohëra të Covid-19, kur stresi është në nivele të larta, shumë prej nesh kanë probleme me gjumin. Por këto probleme vijnë pikërisht në kohën kur ne kemi nevojë më shumë se kurrë për gjumin.

Një studim i ri tregon se sistemi ynë imunitar mund të kompromentohet për shkak të gjumit, duke dëmtuar aftësinë që t’i përgjigjemi rrezikut të koronavirusit.

 

Sipas Daily Mail, studimi është kryer nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA.

Sistemi ynë imunitar është mënyra se si trupi mbrohet kundër infeksioneve.

Barriera e parë është lëkura, e cila është e pajisur nga qeliza që normalisht pengojnë virusin ose bakteret që të futen në trup.

Por bakteret dhe viruset mund të transferohen brenda në trup nga zona më pak të mbrojtura si sytë apo hunda.

Nëse patogjeni futet në trup, atëherë shkalla e dytë e mbrojtjes është gjaku.

Kurse gjumi rregullon në mënyrën më të mirë të mundshme atë që njihet si ora e brendshme e trupit. Pikërisht ora e brendshme e trupit është zbuluar se ka një ndikim të madh te reagimi imunitar, duke nisur që nga lëkura.

Për shkak të ndikimit që ka gjumi te sistemi imunitar, thuhet se ai ndikon edhe te fuqia që ka vaksina.

Ndaj në këto ditë të vështira, përpiquni që të bëni një gjumë sa më të mirë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit