
Dy ditë më parë një ngjarje e rënde tronditi qytetin e Lezhës ku u ekzekutua biznesmeni Ardian Nikulaj.
51 vjeçari u vra teksa ishte në tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit.
Autori i vrasjes ka hyrë në lokal shumë I qetë teksa ka veshur një jelek dhe mban në kokë një skafandë e maskë covidi.
Në momentin e vrasjes, autori ka lënë disa detaje të cilat ngrenë dyshime se vrasësi ka bërë disa gabime që mund të zbulojnë identitetin e tij.
Në videon e publikuar vrasësi hyn në lokal pa dorezë në dorën që bën qitjen me armë.
Më pas ai shihet që komunikon me njërin prej dëshmitarëve duke i thënë: Ruaju pak…hapu…
Më pas qëllon me dorën e djathtë në të cilën nuk kishte dorezë ndërsa në dorë e majtë kishte.
Një tjetër detaj është se në momentin e largimit vrasësi e mbyll derën me dorën e djathtë me të cilën ka kryer qitjen.
Pasi autori ka kryer vrasjen është larguar qetësisht dhe është fotografuar teksa është larguar me një motor me targa të huaja. Në foton e publikuar me motorr ai e nget moTorrin sërish pa dorezën e krahut të djathtë.
Të gjitha këto detaje mund të zbulojnë identitetin e autorit pasi mundt të ketë lënë gjurmët e gishtërinjve në derën e lokalit, në pistoletë dhe motor.