Gjykata amniston ish-zyrtaren e korruptuar, i rrit dënimin pastrueses dhe djalit të saj

Gjykata amniston ish-zyrtaren e korruptuar, i rrit…

Gjykata e Tiranës ka amnistuar ish zyrtaren e Ministrisë së Financave Alda Klosi dhe e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg, pasi akuzohet për fshehje të pasurisë. Klosi përfiton ulje me 1/3, duke u dënuar përfundimit me 20 muaj burg.
Nga ana tjetër gjykata është treguar më e ashpër me pastruesen Rozeta Dobi dhe djalin e saj Havierin. Togat e zeza dhanë dënim më të ashpër nga ai që kërkoi prokuroria, konkretisht 7 vite burg për pastruesen e cila u dënua me 4.8 vite me gjykim te shkurtuar. Ndërsa për të birin u dhanë 5 vite, por përfundimisht me ulje të dënimit ai do të vuajë vetëm 3.4 vite.

Gjatë seancës Alda Klosi nuk ishte e pranishme në sallë. Sipas organit të akuzës paralelisht me hetimin penal, për Klosin ka edhe hetim pasuror. Për sa i përket akuzës për pastrim të parave, Gjykata e ka kthyer dosjen duke i lënë prokurorisë së Tiranës 3 muaj afat që të provojë akuzën.

Nga ana tjetër të pranishëm në seancë ishte sanitarja Rozata Dobi dhe djali i saj Havier Dobi. Dobi u akuzua për vjedhje me pasoja të rënda dhe vjedhje më shumë se një herë, ndërsa i biri akozuhej për vjedhje me pasoja të rënda. Prokuroria kërkoi që makinat e blear nga Havier Dobi ti kalojë shtetit e ndërsa bizhuteritë tu kthehen pronarëve të tyre.

Në fjalën e saj Rozeta Dobi ka kërkuar mëshirë. Sipas saj paratë nuk i ka vjedhur, por ka qënë vetë Alda Klosi që ia ka dhënë për ti fshehur dhe tja kthente në një moment të dytë. Dobi tha se inskenimin e bëri vetë Klosi për të fajësuar ish-bashkëshortin e saj. Por Prokuroria tha se kjo alibi bie poshtë për shkak të veprimeve dhe sjelljeve të Rozeta Dobit ditën e ngjarjes.

Avokati i Rozeta Dobit ka kërkuar heqje të sekuestros së pasurive të deklaruara përpara vjedhjes, konkretisht të 25 mijë eurove dhe 1 milionë lekëve të vjetra. Por prokuroria tha se këto shuma nuk kanë krijuar burime të ligjshme dhe nuk justifikohet dot.

Në tetor të 2022 Alda Klosi iu drejtua policisë së Tiranës ku deklaroi se ishin vjedhur mbi 120 mijë euro në banesën e saj, para që i kishte marrë borxh për kurimin e xhaxhait të saj në Amerikë. Pas arrestimit të Rozeta dhe Havier Dobit, policia arriti që të gjente në tubin e aspiratorit në banesën e tyre afro 500 mijë euro.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit