Gjykata çon në burg Hutrën/ Autori: Më dënuan pa prova, vëllai i Etlevës tentoi të më helmonte

Gjykata çon në burg Hutrën/ Autori: Më…

Në këtë seancë të parë Gjykata ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për Dan Hutrën, i cili vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera. Hutra ka deklaruar sot para gjykatës se vrasjet i kreu me vetëdije. Ndërsa nuk ka shfaqur asnje pendesë.

Para gjykatësve ai ka thënë se donte të merrte hak, pasi herën e parë e dënuan për dhunë pa prova. Gjithashtu tregoi, se Etleva Kurtin e vrau për shkak se vëllai i saj tentoi ta helmonte kur ishin në burg.

Kur më dënuan për dhunë në familje më dënuan pa asnjë provë, ndaj i bëra të gjitha. I pranoj të gjitha dhe nuk jam i penduar. Etleva Kurtin e vrava se i vëllai deshi të më helmojë në burg. I kam bërë të gjitha të menduara . Për të gjitha ngjarjet kisha motivet e mia”, u shpreh Hutra. 

Gjithsesi, vazhdimet hetojnë dhe Hutra do të merret sërish në pyetje, derisa për të jepet vendimi final.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit