Gjykata e Apelit ka hequr pezullimin ndaj Luan Dacit

Gjykata e Apelit ka hequr pezullimin ndaj…

Luan Daci do të kthehet si gjyqtar në Komisionin e Posaçëm të Apelimit, (KPA). Gjykata e Apelit e hoqi sot pezullimin ndaj Luan Daci.

Luan Daci, anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ankimoi vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga puna, për shkak të akuzave për falsifikim dokumentesh.

Luan Daci akuzohet nga SPAK për fallsifikim dokumentash. Ai ka fshehur shkarkimin nga detyra e gjyqtarit në vitin 1997 nga dosja e aplikimit për komisioner të KPA-së. Më 20 maj, Gjykata e Posaçme e pezulloi atë nga detyra.

Më 25 maj, KPA pezulloi shqyrtimin e çështjeve ku anëtar i trupës gjykuese është Luan Daci, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit