
Tre ditë më parë në qendër të qytetit të Beratit, tek Ura Varur, motorri,me targa BP 293, që drejtohej nga 20-vjeçari Emilio Zema, ka goditur një tursite nga Nepali, e cila po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, e shoqëruar nga disa turistë të tjerë.
Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku 20-vjeçari ndodhet ende i shtruar dhe nën kujdesin e mjekëve ndërsa turistja 33-vjeçe S.Th, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjykata e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 20-vjeçarin Emilio Zema, që aksidentoi me motorr tre ditë më parë turistet nga Nepali, shtetasen S.Th,33-vjeçe.