Gjykata e Hagës lëshon urdhër arresti për Vladimir Putin

Gjykata e Hagës lëshon urdhër arresti për…

Gjykata Hagës ka lëshuar një urdhër arresti për presidentin rus, Vladimir Putin për krime lufte për shkak të përfshirjes së tij të dyshuar në rrëmbimet e fëmijëve nga Ukraina. 

Gjykata tha në një deklaratë se Putin “dyshohet që është përgjegjës për dëbimin e paligjshëm të fëmijëve dhe atë të transferimit të paligjshëm të fëmijëve nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse”.

Ajo lëshoi gjithashtu një urdhër arresti të premten për Maria Alekseyevna Lvova-Belova, Komisionerja për të Drejtat e Fëmijëve në Zyrën e Presidentit të Federatës Ruse për akuza të ngjashme.

ICC tha se dhoma e saj e procedurës paraprake gjeti se kishte “baza të arsyeshme për të besuar se çdo i dyshuar mban përgjegjësi për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të popullsisë dhe atë të transferimit të paligjshëm të popullsisë nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse, në paragjykim e fëmijëve ukrainas.” 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit