Gjykata e Lartë kalon për gjykim çështjen ndaj ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e policisë Jaerd Çela

Gjykata e Lartë kalon për gjykim çështjen…

Kolegji i Gjykatës së Lartë kalon për gjykim dosjen penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahir dhe ish-drejtorit të policisë në qytetin e Vlorës Jaerd Çela. Sipas informacioneve, bëhet e ditur për “Faxnews” se vendimi është marrë në dhomën e këshillit.

Ish-ministri Brendshëm i cili kishte qëndrua më gjatë në këtë post pas periudhë së komunizmit, ishte dënuar nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa ish-drejtuesi i policisë me 3 vite e 4 muaj.

Tahiri dhe Çela u akuzuan të përfshirë për trafik droge në bashkëpunim ne grupin kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj.

Tahiri kishin kundërshtuar vendimin e Apelit të Posaçëm dhënë më 26 qershori të 2020, i cili e ktheu dosjen në ngarkim të tij për rigjykim në Shkallën e Parë. Tahiri e Çela iu drejtuan Gjykatës së Lartë me rekurs.

Ish-ministri i Brendshëm Tahiri dhe ish-drejtuesi i policisë, Jaeld Çela i kërkuan Gjykatës së Lartë të zhbëjë vendimin e Apelit dhe të pushojë çështjen ndaj tyre.

Procesi nuk dihet ende kur do të nisë pasi çështja në fjalë kërkon 5 gjyqtarë për t’u shqyrtuar, ndërkohë që Gjykata e Lartë funksionon me vetëm 3 gjyqtarë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit