
Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Ajola Xoxës për të hequr sekuestro preventive ndaj një vile në kompleksin Marea, duke mbështetur provat e dosjes ndaj Erion Veliajt
Gjykata e Lartë ka marrë vendim për të mos pranuar rekursin e paraqitur nga Ajola Xoxa, duke i lënë në fuqi masat e sekuestrimit të vendosura ndaj një prone në zonën bregdetare të Qerretit.
Vila në fjalë është pjesë e hetimeve të nisura ndaj ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të cilin Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuza të rënda. Ajo ndodhet në kompleksin Marea, i ndërtuar dhe i menaxhuar nga kompani të lidhura me biznesmenin Gentian Sula.
Sipas dosjes hetimore të SPAK-ut, Sula ka lidhje të vjetra shoqërore me Veliajn dhe është përfituesi kryesor i tenderave të Bashkisë Tiranë, duke marrë rreth 50 milionë euro në kontrata dhe koncesione. Kompania e tij, “Agi Kons”, cilësohet si sponsore e veprimtarive të drejtuara nga Xoxa, që dyshohet se janë përdorur për të fshehur marrjen e përfitimeve të paligjshme.
Një element kyç i hetimeve është edhe sinjalizimi i personit me pseudonimin “Nesti Angoni”, i cili ka denoncuar disa udhëtime luksoze me avion privat të Veliajt dhe Sulës që datojnë që prej vitit 2004.
Në dokumentet e paraqitura nga SPAK-u, thuhet se vila në Qerret nuk rezulton e deklaruar si pronë e familjes Veliaj, por provat e mbledhura gjatë kontrollit të ushtruar hedhin dyshime të forta për përdorimin e saj nga kjo familje.
Prokurorët kanë evidentuar në vilë një dhomë të dekoruar për fëmijë, lodra dhe veshje që, sipas tyre, i përkasin djalit të Erion Veliajt. Këto elementë përforcojnë dyshimet se prona është në përdorim të familjes së ish-kryebashkiakut.
#gallery-1 {
margin: auto;
}
#gallery-1 .gallery-item {
float: left;
margin-top: 10px;
text-align: center;
width: 100%;
}
#gallery-1 img {
border: 2px solid #cfcfcf;
}
#gallery-1 .gallery-caption {
margin-left: 0;
}
/* see gallery_shortcode() in wp-includes/media.php */
Ajola Xoxa, përmes avokatëve të saj, ka kërkuar që prona të mos qëndrojë nën sekuestro, por argumentet janë rrëzuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit, përfshirë edhe në Gjykatën e Lartë.
Në reagimet e tij të fundit, Veliaj ka hedhur poshtë gjetjet e prokurorëve Ols Dado dhe Altin Dumani, duke i quajtur të pavlera dhe të papërputhshme me realitetin. Ai ka sulmuar publikisht SPAK-un, duke u shprehur se hetimi është i motivuar politikisht.
Pavarësisht kësaj, zhvillimet e fundit po e çojnë çështjen drejt një faze të re hetimesh, ku po shqyrtohen të tjera lidhje financiare mes biznesit privat dhe funksionarëve të lartë publikë. Emri i Gentian Sulës përmendet në disa kontrata të fituara në mënyrë të përsëritur, duke e bërë atë një nga personazhet kyç të dosjes.
Në fokus të SPAK-ut mbetet skema e dyshuar e korrupsionit që përfshin tenderë të majmë, kontrata sponsorizimi dhe pasuri të fshehura në emra të tjerë. Rasti i vilës në Qerret është një nga pikat ku hetimi është përqendruar me intensitet të shtuar.
Gjykata e Lartë me vendimin e saj konfirmon se hetimi i nisur nga SPAK-ut ka bazë të mjaftueshme për të vijuar më tej, ndërkohë që pritet që dosja ndaj Veliajt të zgjerohet edhe me elementë të rinj.