Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit për vendimin e ndërmjetëm të GJKKO

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime…

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Fatime Kryemadhit, duke lënë në fuqi vendimin e ndërmjetëm të GJKKO-së. Sipas akuzave të SPAK, Fatime Kryemadhi dyshohet se ka pastruar rreth 645 mijë euro në kuadër të një skeme korruptive, ku nuk justifikon shuma të tilla si 98 mijë euro, 246 mijë dollarë dhe 100 mijë euro, të deklaruara si pagesa nga kompania “Agi Cons” për shlyerjen e kredive.

Këto shuma të pajustifikuara, së bashku me rreth 310 mijë euro të tjera, kanë çuar në dyshimet për pastrim parash dhe përfshirjen e saj në një skemë më të gjerë. Vendimi i Gjykatës së Lartë konfirmon se proçesi gjyqësor ndaj saj do të vijojë në Gjykatën e Posaçme, ndërsa ajo së bashku me Ema Çokun dhe Pirro Xhixhon pritet të gjykohen në muajin shtator. Ndërkohë, në dosjen hetimore del se çifti Meta-Kryemadhi ka përdorur Fatime Kryemadhin për të fshehur pasuri dhe pastruar para, duke përfshirë blerjen e një apartamenti në ish-Bllok dhe marrjen e 846,000 eurove nga biznesmeni Gentjan Sula.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit