Gjykata e Posaçme lëshon 22 urdhërarreste për dosjen "339"

Gjykata e Posaçme lëshon 22 urdhërarreste për…

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka lëshuar 22 urdhër arreste për dosjen e shumëpërfolur 339, e cila ka të bëjë me vjedhjen e votave, laboratorin e kokainës në Has dhe një sërë çështjesh të tjera.

Në mesin e urdhër arresteve janë edhe disa zyrtarë lokal, ndërsa pjesa tjetër janë njerëz të thjeshtë, të cilët janë të implikuara në një nga çështjet e sipërpërmendura.

Për të qartësuar edhe fakti se jo të gjithë urdhrat janë arrest me burg. Në mesin e tyre ka vendime me arrest shtëpie, por edhe detyrim paraqitje.

Ky operacion është zhvilluar gjatë orëve të natës, ndërsa për këtë dosje ka patur edhe më herët të arrestuar.

Urdhër arrestet e fundit të lëshuara janë kryesisht për qarkun e Durrësit, ndërsa prokurorët e çështjes deklarojnë se kanë prova të mjaftueshme për të implikuarit.

Aktualisht për këtë çështje rreth 40 persona janë në proces gjyqsor./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit