11 personat të cilët dy ditë më parë u arrestuan nga policia si organizatë dhe pjesëmarrës në lojëra të palejuara të fatit, kanë dalë sot para Gjykatës së Tiranës, për tu njohur me masat e sigurisë.
Gjykata ka vendosur t’i lirojë të gjithë nga burgu, duke caktuar ndaj tyre masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.
Kujtojmë se mes të arrestuarve ishin Ylard Lala djali i biznesmenit Ymer Lala, Rexhep Noka, Eglantin Fejzaj, Nikolin Prenga, Fatmir Rumani ,Arbjon Tocilla, Marjan Ndoj, Henrik Bruka, Romario Kodra, Erjola Vllahu dhe Cen Mehmetaj.
Ylard Lala ishte dhe organizatori i lojërave të fatit, pasi lokalin që kishte në menaxhim në kryeqytet e kishte kthyer në vend ku zhvilloheshin lojëra fati. Policia sekuestroi brenda lokalit një tavolinë pokeri, disa telefona, dhuna të konsiderueshme parash dhe çipsa që shërbejnë për të luajtur.
Babai i Ylardit, Ymer Lala është denoncuar për blerje votash në Dibër në favor të partisë socialiste.