Gjykata i la në burg 2 prej tyre, kontrollorët apelojnë vendimin: Duam një masë më të butë

Gjykata i la në burg 2 prej…

Tre kontrollorët e arrestuar rreth një javë më parë, të akuzuar si organizator të protestës që solli edhe bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit, kanë apeluar vendimin e Shkallës së Parë dhënë ndaj tyre.

Nëpërmjet avokatit të tyre mbrojtës, kontrollorët kanë depozituar ketë të mërkurë kërkesën për masë më të butu sigurie. Rreth një javë më parë gjykata e Tiranës ndaj kontrollorëve Armando Fezgën dhe Muhin Mezinin caktoi masën “arrest me burg”, ndërsa Flora Ndreca u la në “arrest shtëpie”.

Ndaj tyre ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim. Si provë kryesore ndaj tyre   prokuroria ka përgjimet telefonike. Sipas dosjes hetimore janë zbardhur teë gjitha komunikimet që kontrollorët kanë kryer me njëri tjetrin në  Ëhatsup.

Grupi i hetimit në bazë të bisedave ka arritur të provojë se Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini kanë ndikuar tek kontollorët që të plotësojnë formularin për paaftësi të përkohëshme në punë. Në disa raste prokuroria thotë që të dyshuarit e kanë plotësuar formularin e paaftësisë edhe për kolegtë e tyre ndërsa me ata që kanë kundërshtuar kanë bërë detbate deri sa i kanë bindur për të firmosur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit