Gjykata i “pret biletën” Alfred Kazanxhiut, keqtrajtoi fëmijën 3-vjeçar të bashkëjetueses

Gjykata i “pret biletën” Alfred Kazanxhiut, keqtrajtoi…

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës për Alfred Kazanxhiun. Ky i fundit akuzohet se keqtrajtoi djalin 3-vjeçar të bashkëjetueses së tij. Kjo ngjarje ndodhi në muajin prill 2020. Si pasojë e dhunës së ushtruar, i mituri u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës me dëmtime.

Gjykata caktoi 12 vite burg për Alfred Kazanxhiun, por iu ul një e treta e dënimit dhe u dënua përfundimisht me 8 vjet burg. Ai kërkoi ndryshimin e vendimit, duke ndryshuar kështu  cilësimin juridik të veprës nga “Keqtrajtim i të miturit” në atë të “Braktisje e të miturit”. Gjykata e Apelit hodhi poshtë këtë kërkesë, duke lënë kështu në fuqi vendimin e dënimit me 8 vjet burg.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit