Gjykata jep dënimet për bandën e “Habilajve”/ Ja me sa vite burg dënohet kreu i grupit (EMRAT)

Gjykata jep dënimet për bandën e “Habilajve”/…

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë dënimet për grupin e Habilajve, anëtarët e të cilit janë dënuar për disa vepra penale si trafik droge, grup të strukturuar.

Moisi Habilaj është dënuar me 10 vite burg, ndërsa Nazer Seitaj është dënuar me 9 vite burg.

Po me 9 vite burg janë dënuar edhe dy anëtarë të tjerë të grupit Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj. Ata dënohen gjithsej me 37 vite burg.

SPAK kërkoi 18 vite burg për Moisi Habilajn, 15 vite burg për Nezar Seitin, 15 vite burg për Meridian Sulajn dhe po 15 vite edhe për Fatmir Minajn.

Moisi Habilaj u arrestua disa vite më parë si pjesë e operacionit Venti dei Rosi të policisë italiane. Policia italiane e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar trafikantin e dënuar, i cili ndodhet në arrati prej kohësh, pasi u arratis nga banesa ku ishte me ‘arrest shtëpie’.

Nga startimi i hetimit të dosjes “Habilaj”, ku bazuar në përgjimet e italianëve SPAK akuzon 11 persona se u implikuan në kultivim dhe trafik hashashi.

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtori i Vlorës Jaeld Çela, i shpëtuan akuzave të rënda dhe u dënuan për shpërdorim detyre. Kurse për dy ish zyrtarë të tjerë të policisë lokale gjykimi është veçuar sa kohë ata vazhdojnë të jenë në kërkim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit