Gjykata Kushtetuese noterizon marrëveshjen Rama-Meloni

Gjykata Kushtetuese noterizon marrëveshjen Rama-Meloni

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë dritën jeshile marrëveshjes midis kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres së italisë Giorgia Meloni për të strehuar refugjatët pa atdhe në Shëngjin. Kushtetuesja rrëzoi padinë e 30 deputetëve të opozitës lidhur me marrëveshjen duke quajtur marrëveshjen në përputhje me Kushtetutën.

Më 6 Nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve. Sipas marrëveshjes ata do të strehohen në Gjadër, ku do të jetë kampi dhe vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal pritës është 3 mijë shtretër. Kjo marrëveshje është miratuar nga parlamenti italian. Me vendimin e sotëm të Kushtetueses, marrëveshjes i hapet rruga për të kaluar për votim në Parlament dhe kërkon shumicë të thjeshtë votash.

Deklarimin e protokollit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane, “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, në pajtim me Kushtetutën dhe lejimin e ratifikimit të tij nga Kuvendi.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
Në bazë të nenit 52/a, pika 2 të ligjit organik vendimi përfundimtar i njoftohet Presidentit, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave dhe dërgohet për publikim në Fletoren Zyrtare. Vendimi përfundimtar hyn në fuqi me publikimin e tij në Fletoren Zyrtare dhe me hyrjen në fuqi, masa e pezullimit, bie automatikisht.
” – thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në marrëveshje eleminohet roli i gjykatave të shqipërisë dhe i institucioneve të Republikës së Shqipërisë dhe parashikohet që të vijbnë gjyqtarë dhe forca policie nga Italia për të ngritur institucione që nuk janë në juridiksionin e Shqipërisë në Gjadër dhe në Shëngjin për t’u marrë me funksionimin e kampit të refugjatëve.

Duket që “drejtësia e re” dhe Gjykata Kushtetuese po kryejnë rolin e noterit duke miratuar marrëveshjet në dëm të Kushtetutës dhe qytetarëve ku në këto vite janë larguar më shumë shqiptarë nga vendi sesa jetojnë në Shqipëri për shkak të politikave të ndjekura nga qeveria.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit