Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e Besnik Canit ndaj anëtarëve të KPA, Hajdari e Daci

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e Besnik Canit…

Gjykata Kushtetuese  rrëzoi padinë e ish anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani, për mungesë legjitimiteti.

Prokurori Cani kishte bërë kërkesë në GJK për kushtetueshmërisë e zgjedhjes së gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci dhe Ardian Hajdari, me argumentin se ata ishin zgjedhur në mënyrë të paligjshme dhe kishin cenuar procesin e rregullt ligjor.

GJK argumenton vetëm President, Këshilli i Ministrave, 1/5 e deputetëve dhe Avokati i Popullit mund të bëjnë kërkesë për kushtetueshmërinë e zgjedhjes së një funksionari publik.

Në lidhje me procesin e rregullt ligjor, GJK argumenton se në këtë rast kemi të bëjmë me akte administrative individuale, kompetencë për të cilat kanë gjykatat e zakonshme.

Vendimi i GJK vjen disa ditë pasi Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra, Luan Dacin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit