Gjykata Kushtetuese shfuqizon Bordin e Karburanteve

Gjykata Kushtetuese shfuqizon Bordin e Karburanteve

Bordi i Transparencës, një organ i krijuar për të mbikëqyrur tregun e karburanteve, është shfuqizuar me një vendim të marrë këtë të martë nga Gjykata Kushtetuese.

Edhe pse për gati një vit është shndërruar prej mëse një viti në një “hall” për xhepat e shqiptarëve, pasi shqiptarët paguan çmimin e naftës sipas dëshirës së Bordit të Transparencës. NË një kohë të shkurtër çmimi i naftës u rrit duke u bërë i pa përballueshëm nga shumë qytetarë.

Duke marrë parasysh rrogat të cilat marrin, një çmim prej gati 2 mijë lekësh të vjtra është shumë për ta. Sipas Kushtetuses, Bordi i Karburanteve nuk mund të shkrijë vetveten.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 131, pika 1, shkronja ‘c’ dhe 134, pika 1, shkronja ‘c’, të Kushtetutës, si dhe nenin 49, pika 1, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar, me shumicë votash,

VENDOSI:

  1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.
  2. Shfuqizimin e nenit 21/10, pika 2, fjalia e dytë, të ligjit nr. 39/2022 ‘Për miratimin e aktit normativ nr. 5, datë 12.03.2022 ‘Për disa shtesa në ligjin nr. 8450, datë 24.02.1999 ‘Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre’, të ndryshuar’, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë“, thuhet në njoftim.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit