Gjykata Kushtetuese shfuqizon Bordin e Ushqimeve, por nuk thotë asnjë fjalë për Bordin e Naftës

Gjykata Kushtetuese shfuqizon Bordin e Ushqimeve, por…

Në mars të vitit 2022, qeveria me arsyetimin e ruajtjes së shqiptarëve nga kriza ekonomike krijoi dy borde. Bordi i parë iu dedikua çmimit të ushqimeve, ku një litër vaj luledielli u shit asokohe për 500 lekë, rritjes së çmimit të miellit, sheqerit, makaronave, orizit, e të tjera ushqimeve bazë. Edhe pse u krijua ky bord administrimi, çmimet e ushqimeve për një periudhë të gjatë mujore vijuan të jenë mjaft të shtrenjta.

Së fundmi, Gjykata Kushtetuese ka dal me arsyetimin se bordi i ushqimeve nuk është miratuar në Kuvend me votë nga deputetët. Për këtë arsye Kushtetuesja ka vendosur që Bordi i Ushimeve të shfuqizohet dhe monitorimin e shitjes t’i lihet autoriteteve mbikqyrëse të konkurencës, siç ka funksionuar më parë.

Mirëpo po mbushet një vit që shqiptarët po e blejnë naftën sipas çmimit që caktohet nga bordi i dytë që krijoi qeveria, Bordi i Transparencës. I përbërë nga ministrja e ekonomisë, ministrja e infrastrukturës, drejtori i doganave si dhe përfaqësuesit e kompanive që tregtojnë naftë, nga ky bord nuk është parë asnjëherë që të kryet një diskutim publik, i transmetuar nga mediat.

Shqipëria edhe pse një vend naftëmbajtës, ka sot çmimet më të larta në Rajon të shitjes së lëndës djegëse për automjetete. Gjykata Kushtetuese nuk ka dhënë ende asnjë fjalë për këtë bord, që po ashtu është kundërshtuar për mënyrën sesi ai po operon në fiksimin e çmimeve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit