Gjykata lë në burg kryebashkiakun Lefter Alla

Gjykata lë në burg kryebashkiakun Lefter Alla

Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin për kryebashkiakun e arrestuar të Bulqizës, Lefter Allën. Mësohet se për kryebashkiakun është dhënë masa arrest me burg.  Gjithashtu Gjykata ka lënë në burg edhe zëvendëskryetaren e bashkisë Bulqizë, Enkeleda Lleshi, si edhe zyrtarët e tjerë të arrestuar.

Në seancë, Alla e konsideroi si gjyq politik dhe mohoi akuzat duke thënë se nuk kishte kryer shkelje ligjore.

Kujtojmë se, Arrestimi i Allës dhe 12 personave të tjerë u bë pas një hetimi të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për tenderin me vlerë 322 milionë lekë ose afro 2.8 milionë euro, me objekt rinovimin e rrjetit të kanalizimeve në lagjen e vjetër në Bulqizë.

Sipas Prokrorisë Alla dhe punonjësit e tjerë të bashkisë kanë favorizuar dy kompanitë fituese, Egland shpk dhe BE-IS shpk, ndërkohë që punimet në terren dyshohet se janë kryer realisht nga një kompani e tretë, “2AF Albania” shpk,. Pronari i kësaj të fundit është kushëriri i Lefter Allës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit