
Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu Diana Bahcjan, e cila ishte dënuar me rreth 2 muaj burg për braktisjen e fëmijës.
Seanca gjyqësore u zhvillua këtë të premte në gjykatën e Tiranës.
Ajo u shpreh se nuk ka qenë në dijeni të gjobës së vënë nga gjykata. Ndërkohë theksoi se nuk e kanë lejuar të takojë vajzën 5-vjeçare.
Nga ana tjetër avokatët e saj kërkuan lirim, duke pasur parasysh se fëmija i saj është vetëm pak ditësh dhe kërkojnë përkujdesjen e saj.
Kërkesa për pezullimin e ekzekutimit u gjykua nga gjyqtari Ardit Mustafaj, ndërsa prokurori Endrit Bimi theksoi se duhet të paguhet gjoba prej 25 mijë lekësh.
Diana u dënua me 50 ditë burg për shkak se ish-bashkëshorti i saj e ka akuzuar se ka braktisur fëmijën, por ajo e mohon këtë fakt duke thënë se ai e dhunonte.
Ajo u arrestua tetë ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj.