Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhër Izraelit: Ndalo gjenocidin në Gaza

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhër Izraelit: Ndalo…

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në mëngjesin e së premtes është mbledhur me trupin gjykues për të gjykuar çështjen e iniciuar nga Afrika e Jugut kundër Izraelit dhe për të marrë masën e sigurisë.

Trupa e përfaqësuar nga 17 gjyqtarë kanë njohur juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë duke deklaruar se gjykata ka juridiksion për të vendosur mbi masat urgjente në këtë rast. Gjyqtarët kanë konstatuar se ka prova të mjaftueshme të mosmarrëveshjes për rastin e gjenocidit.

Gjytari Joan Donoghue se gjykata vë në dukje se operacioni ushtarak i kryer nga Izraeli ka rezultuar në një numër të madh vdekjesh dhe të plagosurish, shkatërrim masiv të shtëpive, zhvendosje me forcë të shumicës dërrmuese të popullsisë dhe dëmtime të mëdha në infrastrukturën civile. Gjyqtari ka cituar një deklaratë të zyrtarit të lartë të OKB-së, Martin Griffiths, ku ai tha se Gaza është bërë një vend vdekjeje dhe dëshpërimi.

Kreu i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ka deklaruar se gjykata njeh të drejtën e palestinezëve për t’u mbrojtur nga aktet e gjenocidit. Gjykata gjithashtu ka konstatuar se ka një gjuhë ç’njerëzore të përdorur nga zyrtarët e Izraelit bazuar tek deklaratat e dhëna që prej 7 Tetorit të 2023. Joan Donoghue tërhoqi vëmendjen veçanërisht ndaj deklaratave të Ministrit Izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant, i cili urdhëroi një rrethim të plotë të Gazës dhe u tha trupave ushtarake se po luftonin kundër kafshëve njerëzore.

GJND urdhëron Izraelin të marrë të gjitha masat brenda fuqisë së tij për të parandaluar gjenocidin. Izraeli duhet të sigurojë që forcat e ushtarake të mos kryejnë gjenocid dhe të sigurojë ruajtjen e provave të gjenocidit të supozuar nga Afrika e Jugut.

Izraeli duhet t’i raportojë gjykatës brenda një muaji se çfarë po bën për të zbatuar urdhrin për të marrë të gjitha masat brenda fuqisë së tij për të parandaluar aktet e gjenocidit në Gaza. Joan Donoghue ka deklaruar se vendimi krijon detyrime ligjore ndërkombëtare për Izraelin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit