Gjykata Ndërkombëtare Penal kërkon arrestimin e Putin, presidenti rus viziton Turqinë në muajin shkurt

Gjykata Ndërkombëtare Penal kërkon arrestimin e Putin,…

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do vizitojë Turqinë, për t’u takuar me presidentin Recep Tayyip Erdogan më 12 shkurt, njoftoi të mërkurën një zyrtar turk. Kjo do të jetë vizita e parë e Putinit te një shtet anëtar i NATO-s që nga koha kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Mundësitë e Putinit për të udhëtuar jashtë vendit janë kufizuar prej marsit të vitit të kaluar, kur Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhërarrest kundër tij në lidhje me dyshimet se ka dërguar fëmijë ukrainas në Rusi, që cilësohet si krim lufte.

Rusia i ka mohuar këto akuza dhe e ka cilësuar si fyerje vendimin e kësaj gjykate, duke shtuar se urdhërarresti është gjithsesi i pavlefshëm ligjërisht, pasi Rusia nuk është anëtare e GJNP-së. As Turqia nuk është anëtare e kësaj gjykate, prandaj Putini mund të udhëtojë drejt Turqisë pa u druajtur se mund të arrestohet.

Turqia ka synuar të mbajë marrëdhënieve të mira me Moskën, pavarësisht paralajmërimeve të një pas jëshme që i ka bërë SHBA për tërheqje. Uashingtoni i kishte premtuar Turqisë blerjen e avionëve ushtarakë F-35, por kjo marrëveshje u anulua, pasi Erdoganit iu premtua sistem raketor rus S-400.

Nga ana tjetër, Ankaraja është duke u përpjekur të bindë Rusinë të kthehet në të ashtuquajturën Iniciativa e Detit të Zi për drithërat, nga e cila Moska u tërhoq në korrik të vitit të kaluar, duke i dhënë fund eksporteve të mbrojtura nga portet ukrainase gjatë luftës. Erdogani ka thënë se alternativat për këtë marrëveshje nuk mund të ofrojnë zgjidhje afatgjate.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit