Gjykata Peruane zgjidh enigmën: Covid-19 është një shpikje e “elitave kriminale botërore”, e George Soros, Rockefeller dhe Bill Gates

Gjykata Peruane zgjidh enigmën: Covid-19 është një…

Mënyra se si u krijua Covid ende mbetet enigmë për të gjithë botën. Ndërkohë që pritet të zbulohet, teori nga më të ndryshmet kanë dalë nëpër botë se ku u krijua dhe nga kush.

Një gjykatë peruane ka shkuar më tej, duke publikuar një rezolutë ku thuhet se Covid-19 është një shpikje e “elitave kriminale botërore”, që përbëhet nga miliarderët George Soros, familja Rockefeller dhe Bill Gates.

Gjykata e Lartë e Drejtësisë në Ica shprehet se pandemia ishte “e paparashikueshme” për të gjithë, përveçse për krijuesit e saj, “që po e drejtojnë dhe po japin udhëzime nëpërmjet korporatave të tyre botërore”.

“Asnjë qeveri, person fizik apo juridik, nuk e parashikon dot pandeminë, përveç krijuesve të rendit të ri botëror, si Bill Gates, Soros, Rockefeller etj.”, lexohet në rezolutën e gjykatës, të publikuar në portalin “LP Derecho”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit