Gjykata pezullon nga puna drejtuesit e kufirit për trafik të paligjshëm të emigrantëve

Gjykata pezullon nga puna drejtuesit e kufirit…

Gjykata e Tiranës vendosi të shtunën pezullimin nga puna dhe ‘detyrim paraqitjeje’ për Drejtoreshën e Kufirit e Migracionit Enkeljda Toska dhe 3 punonjësve të tjerë, të përfshirë në një skemë trafikimi të emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Europës.

Gjykata vendosi pezullim nga detyra për:

  • Enkeleda Toskën, Drejtore e Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit, Tiranë;
  • Altin Hasanin, me detyrën e Shefit të Seksionit në DRKM, Tiranë;
  • Besnik Zelën, me detyrë Shefi i Sektorit në DRKM, Tiranë;
  • Albana Metko, specialiste në DRKM, Tiranë.

Ndërsa për pakistanezin Salim el Cheikh Joussef dhe motrën e Toskës, Suela Kacabani gjykata vendosi marrjen e pasaportës për t’i ndaluar daljen nga vendi dhe masën e detyrimit të paraqitjes.

Ata akuzohen për “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”, kryer në bashkëpunim për të favorizuar apo ndihmuar shtetar nga Lindja e Mesme të kalonin në Itali, nëpërmjet Shqipërisë.

Grupi i të akuzuarve i siguronte të huajve leje qëndrimi në Shqipëri, punësim në kompani fiktive dhe ndihmë për të shkuar në Itali, në këmbim të parave.

Përfshirja e punonjësve të shtetit në trafikimin e paligjshëm të arabëve u publikua në emisionin Top Story në Top Channel.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit