Gjykata rihap dosjen e shqiptarin 21 vjet pasi u tha se vdiq nga meningjiti

Gjykata rihap dosjen e shqiptarin 21 vjet…

21 vjet pasi humbi jetën shqiptari Bajram Muça, i cili ndërroi jetë në Spitalin Chiari në mënyrë misterioze, gjykata e Brescias në Itali do të hapë dosjen.

Sipas asaj që shkruan “Qui Brescia”, shqiptari banonte në pjesën perëndimore të krahinës së Brescias dhe më 4 shtator të vitit 1999 u dërgua në spitalin e Chiarit, pas një sherri të ndodhur me disa persona të tjerë. Ai humbi jetë në spital pasi kishte kaluar në gjendje kome fillimisht.

Nga autopsia doli që shkaku ishte sëmundja e meningjitit, por hetimi u pezullua derisa një tjetër gjykatës i Brescias vendosi të merrte përgjegjësinë që të merrej me çështjen.

Nga një konsultim i ri i përgatitur nga prokurori, doli se shqiptari nuk kishte vdekur nga meningjiti, por për shkak të dhunës që pësoi nga ata që e kishin grabitur. Për këtë arsye, gjykatësi vendosi të dërgojë në burg 41-vjeçarin Lulzim Rubjeca i cili tani do të akuzohet për vrasje me dashje. Gjyqi për  shqiptarin është planifikuar të hapet më 29 shtator të këtij viti.

Burimi: QuiBrescia.it /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit