Gjykata Speciale i shtoi 17 muaj burg, Hashim Thaçit nuk i lejohet të flasë

Gjykata Speciale i shtoi 17 muaj burg,…

Pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila e dënoi me 17 muaj burgim ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për veprat që lidhen me pengimin e drejtësisë, shkeljen e fshehtësisë së procedurës dhe mosbindjen ndaj gjykatës, në sallën e gjyqit u shënua edhe një moment tjetër.

Menjëherë pas komunikimit të vendimit, Thaçi u ngrit në këmbë dhe kërkoi të merrte fjalën. Megjithatë, gjyqtari nuk ia dha mundësinë të deklarohej zyrtarisht. Ish-presidenti bëri disa komente nga vendi ku qëndronte, pa përdorur mikrofonin, ndërsa gjyqtari e dëgjoi pa e lejuar të fliste në seancë.

Pas kësaj ngjarjeje ka reaguar edhe familja e Thaçit, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare, e cila menaxhohet nga ekipi i tij mediatik.

Në reagim është rikthyer një pjesë nga fjalimi i ish-presidentit më 4 prill 2023, në kuadër të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër”, thuhet në mesazhin e publikuar pas vendimit të Gjykatës Speciale.

Gjatë gjithë procesit, Hashim Thaçi dhe ekipi i tij mbrojtës kanë kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke deklaruar se ai është i pafajshëm.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit