Gjykata speciale në Hagë për UÇK, do të ndiqen penalisht ata që friksojnë dëshmimtarët

Gjykata speciale në Hagë për UÇK, do…

Gjykata e ngritur në Hagë për delegimin e gjyqeve kundër pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që luftoi për liri dhe çlirimin e Kosovës nga Jugosllava dhe nështrimi barbar serb i Sllobodan Millosheviçit, sot ka thënë se do të hetojë dhe do të ndjekë penalisht të gjithë ata që friksojnë apo ndërhyjnë tek dëshmimtarët ose ofrojnë mbështetje finaciare për veprat penale.

Reagimi i kësaj zyre vjen pasi trupi gjykues në rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit ka miratuar masat e kërkuara nga nga prokuroria që kufizojnë komunikimet e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Kufizimi sipas prokurorisë, erdhi si përgjigje për kërcënimet ndaj integritetit të procesit.

“Zyra e prokurorit special e ndërmori këtë hap si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë tek dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.” – deklaroi zyra e prokurorit special në një konferencë me mediat.

Sipas prokurorisë, tre të akuzuarit përdorën vizitat jo të privilegjuara për të shpërndarë në mënyrë të paligjshme informacione konfidenciale dhe, në rastin e Thaçit, për t’i instruktuar vizitorët në mënyrë të përsëritur që të kërkojnë të manipulojnë dëshmitë e dëshmitarëve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit