Gjykata Supreme do të vendosë nëse mund të ketë gjykim në mungesë për 42 serbët në arrati për Banjskën

Gjykata Supreme do të vendosë nëse mund…

Gjykata Supreme pritet të vendosë nëse për 42 serbët e akuzuar që janë në arrati për Banjskën, mund të ketë gjykim në mungesë.

Këtë e ka bërë të ditur gjyqtari i rastit, Arben Hoti.

Sipas tij, ka interpretime të ndryshme ligjore për këtë temë, dhe Supremja duhet të marrë vendimin.

Avokati i familjes Bunjaku dhe Prokuroria kanë kërkuar gjykim në mungesë, kurse avokatët e kanë refuzuar.

Ka filluar seanca gjyqësore në rastin e Banjskës.

Tre serbët e arrestuar, janë në sallën e gjykatës.

Gjyqtari ka lexuar emrat e tyre, dhe të Milan Radoiçiqit si i akuzuari kryesorë.

Ka pasur interesim të madh të mediave për përcjelljen e kësaj seance.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit