Gjykata Supreme do të vendosë për fatin e Donald Trump në fletën e votimit

Gjykata Supreme do të vendosë për fatin…

Gjyqtarët e gjykatës supreme të amerikës kanë rënë dakord për të pranuar ankimin e Presidentit të 45-të Donald Trump kundër vendimit të gjykatës së Kolorados për ta hequr nga fleta e votimit. Çështja do të shqyrtohet në muajin shkurt dhe vendimi i gjykatës do të zbatohet në të gjithë vendin.

Paditë kundër Donald Trump në një numër shtetesh synojnë heqjen e tij nga fleta e votimit për shkak të akuzave për grusht shteti në 6 Janar të vitit 2021 në trazirat në Capitol Hill gjatë kohës kur mbante detyrën në Shtëpinë e Bardhë. Vendimi i gjykatës për të dëgjuar apelin e Donald Trump erdhi pasi prokurorët e përgjithshëm nga 27 shtete depozituan një deklaratë duke i kërkuar gjykatës të refuzonte vendimin e Kolorados.

Amendamenti i 14-të i Kushtetutës së SHBA ndalon këdo që është angazhuar në kryengritje ose rebelim që të mbajë poste federale, por avokatët e Trump argumentojnë se ai nuk vlen për postin e presidentit. Avokatët e Trump kanë argumentuar se vendimi i Gjykatës së Kolorados do të heqë në mënyrë jokushtetuese të drejtën e votuesve në Kolorado dhe ka të ngjarë të përdoret si një model për të hequr të drejtën e dhjetëra miliona votuesve në mbarë vendin.

Trump është kandidati kryesor republikan për një avantazh në sondazhe kundër Presidentit Joe Biden, në zgjedhjet e këtij nëntori. Gjykatat në Minesota dhe Michigan kanë hedhur poshtë përpjekjet për të skualifikuar Donald Trump.

Gjykata Supreme e SHBA ka një shumicë konservatore me tre gjyqtarë të emëruar nga Donald Trump kur ai mbante detyrën në Shtëpinë e Bardhë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit