Gjykata vendos 20 ditë burg për Jetnor Zhabolin

Gjykata vendos 20 ditë burg për Jetnor…

Prokuroria ka kërkuar 30 ditë, por Gjykata ka vendosur 20 ditë burg për Jetnor Zhabolin. Kjo masë do të jetë në fuqi deri sa te dal ekspertiza mjeko-ligjore qe do te përcaktojë gjenden e shëndetit mendor. Gjatë seancës, Zhaboli ka deklaruar: E kam bërë për tu kujdesur për familjen time!.

Ndërkohë avokati ka kërkuar shtrimin e përkohshëm në spital, derisa sa t’i bëhet akt ekspertimi. 35-vjeçari Jetnor Zhaboli me profesion ekonomist, mbante të mbyllura brenda banesës nënën, bashkëshorten dhe fëmijët e tij të mitur. Çifti kishte dy fëmijë 5 dhe 9 vjeç.

Kur policia shkoi për të arrestuar Zhabolin në banesë gjetën kamera kudo në banesë, të dukshme dhe të fshehura, bllokues valësh. Ndërkohë edhe pse ndjehej e burgosur për 1 vit e gjysmë dhe e dhunuar psikologjikisht e fizikisht, gruaja nuk ka denoncuar pasi e donte burrin e saj.

Kjo jetesë i kishte shkaktuar stres bashkëshortes së tij e cila kishte tentuar vetëvrasjen si dhe kishte shkruar letra për familjaret e saj, ku iu linte lamtumirën dhe u kërkonte falje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit