Gjykata vendos burg për dy burrat homos*ksualë, plasin protestat

Gjykata vendos burg për dy burrat homos*ksualë,…

Tunizia është përfshirë nga protesta masive. Avokatë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut kundërshtojnë vendimin i cili ka dënuar dy burra me një vit burg për homoseksualitet.

Marrëdhënia mes dy njerëzve të të njëjtës gjini, femra apo meshkuj, mbetet ende e ndëshkueshme në këtë vend. Dënimi varion nga tre vjet.

Mediat e huaja shkruajnë, dy meshkujt e kanë dërguar çështjen në një gjykatë të nivelit të lartë pasi vitin e kaluar, një gjykatë tjetër e refuzoi apelin e tyre. Sipas avokates, nëse kjo çështje rezulton e suksesshme, mund të krijojë precedentë ligjorë të cilët do të zhbënin ligjin e dedikuar për aktet homoseksuale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit