Gjykatat mbajnë në ‘ajër’ Ilir Dajën/ Skënderbeu e Partizani në pritje, në lojë futet edhe... Kukësi

Gjykatat mbajnë në ‘ajër’ Ilir Dajën/ Skënderbeu…

Partizani e ka shumë të vështirë të bëjë llogari për të ardhmen.

Me merkaton momentalisht të bllokuar nga FIFA, dhe me sezonin tjetër jashtë Europe, duket e vështirë për një revolucion tek “demat e kuq”.

Drejtuesit kërkojnë një drejtim të ri pas këtij sezoni të dështuar.

Ata kërkojnë Ilir Dajën për stolin viti tjetër, por rikthimi i tij në një ekip të kryeqytetit është ndërlikuar si pasojë e dy vendimeve të mbetura pezull.

E para, është Skënderbeu që po pret vendimin nga Gjykata Federale e Zvicrës, për të hequr dënimin nga UEFA. Preferencë e parë për Dajën mbetet Skënderbeu, nëse korçarët do iu lejohet sërish të luajnë në Europë.

Ndërkohë, Daja u ka dhënë fjalën edhe drejtuesve të Partizanit, por bisedimet janë bërë para se të bllokohej merkato e të kuqve nga FIFA.

Duke parë këtë situatë, ka qenë Kukësi që ka lëvizur menjëherë. Verilindorët e kanë kërkuar Dajën për projektin e tyre, dhe kërkojnë titullin kampion, teksa janë duke përfunduar edhe stadiumin e ri.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit