Gjykatës i mbarojnë letrat për të printuar dosjen penale, shtyhet seanca për tenderin e uniformave

Gjykatës i mbarojnë letrat për të printuar…

Shtyhet seanca paraprake në Gjykatë për tenderin e uniformave të policisë. Shkaka I këtij vendimi është bërë mungesa e pajisjes së avokatëve me dosjen penale, teksa argument ka qenë mungesa e letrës për të printuar dosjen për të gjithë avokatët. Kujtojmë se SPAK dërgoi në gjyq 8 ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme.

Të dërguaarit para drejtësisë janë Ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme Edlira Naqellari së bashku me ish-zyrtarët e tjerë, mes tyre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali, ndërsa akuzohen për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Sipas SPAK rezulton se zyrtarët kanë shkelur rregullat e prokurimit publik dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë favorizuar në mënyrë të padrejtë në kualifikimin e operatorit fitues në tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit