Gjyqi për bashkëpunim me Habilajt, merret vendimi për Saimir Tahirin e Jaeld Çelën! Zhbllokohet procesi

Gjyqi për bashkëpunim me Habilajt, merret vendimi…

Është refuzuar kërkesa e dy mbrojtësve të ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, për ndryshimin e trupit gjykues, që do të trajtojë çështjen në GJKKO. Kërkesa është bërë në seancën e fundit me pretendimin se kanë gjykuar çështje të tjera të bashkëlidhura. Çështja e Saimir Tahirit dhe Jaeld Çelës gjykohet nga gjyqtaret Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni.

Seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme të Apelit do të zhvillohet në datën 14 maj, ora 10:30, ndërsa kujtojmë që çështja është ankimuar si nga Tahiri ashtu dhe nga ana e prokurorisë. Pas këtij vendimi kjo çështje zhbllokohet pasi nëse do të vendosej për ndryshim të trupit gjykues, do të kërkohej ndërhyrja e KLGJ për të zhbllokuar procesin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit