Gjyqi për inceneratorin e Fierit, Lefter Koka largohet me ambulancë pas shqetësimeve me zemrën

Gjyqi për inceneratorin e Fierit, Lefter Koka…

Lefter Koka ka shfaqur sërish probleme shëndetësore në sallën e gjyqit, që u zhvillua këtë të mërkurë. Ai është larguar me një ambulancë, pasi ka ndjerë shqetësime në zemër. Përfshirja e tij në aferën korruptive të inceneratorit të Fierit, ka bërë që gjykata të shqyrtojë çdo provë dhe dëshmi nga secila palë e përfshirë.

Sikur të mos mjaftonin milionat e eurove që ka përfituar, sipas vendimit dhe konkluzionit të SPAK, Lefter Koka ka shfaqur edhe aftësitë e tij për ironi në sallën e gjyqit. “Erdha për respekt të gjykatës dhe për të thënë dy fjalë”, mësohet se ka thënë Koka gjatë rrëfimit që ka bërë përpara togave të zeza.

Gjatë fjalës së tij, Koka ka ngulmuar se ëshët i pafajshëm. Madje ai ka akuzuar ish-shefen e partisë ku ishte ministër, si iniciatore për dënimin që i është bërë.


“Si mundet një prokurori të marrë për bazë kallëzimin e një të cmendure si Monika Kryemadhi dhe t’i mjaftojë për të arrestuar qytetarë të pafajshëm. Unë i kam shërbyer këtij vendi me besnikëri dhe në përputhje me ligjin. Mirë unë që u dogja dhe do dënohem po gjykata duhet të qëndrojë me dinjitet dhe mos të arrestojë njerëz të pafajshëm”, tha Koka.

Lefter Koka u prangos më 14 dhjetor 2021 në shtëpinë e tij. Ish-ministri ka kërkuar herë pas here lirimin nga burgu, me argumentin se vuan nga shëndeti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit