Gjyqi për vrasjen e Pjerin Xhuvanit/ Shkoi si dëshmitar por u arrestua, Miles Kurti merret si i pandehur

Gjyqi për vrasjen e Pjerin Xhuvanit/ Shkoi…

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan disa ditë përpara zgjedhjeve të 25 Prillit, është ende pa një vendim përfundimtar. Arbër Paplekaj, komandoja që dyshohet se shtiu mbi Xhuvanin, është i arrestuari kryesor për ngjarjen, por Policia ka zbatuar edhe disa urdhër-arreste të tjerë. Mes të arrestuarve janë edhe 6 efektivët e ‘Shqiponjave’, të cilët ishin në djeni të armatosjes së Paplekajt, pro që nuk reaguan.

Së fundmi, është arrestuar edhe një nga dëshmitarët në çështjen “Paplekaj”. Miles Kurti është arrestuar pas daljes nga salla e gjyqit pasi dha dëshmi kontradiktore para gjykatësit dhe prokurorit. Në deklaratën e tij e parë, ai dha dëshmi tjetër e cila nuk përputhet me deklaratën dhënë sot, por edhe në mospërputhje me pamje filmike që prokuroria tashmë posedon nga vendi i ngjarjes.

Duke theksuar se deklaratat e tij kontradiktore janë të qëllimshme dhe synojmë pengimin e hetimeve gjykata vendosi arrestimin e tij, masë e cila u zbatua nga policia menjëherë pas daljes nga seanca. Dyshohet se gjatë seancës së sotme ka qenë edhe nën efektin e alkoolit dhe ka ofenduar edhe trupën gjykuese.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit