Gjyqi për vulën e PD, Rithemelimi protestë te Gjykata e Lartë

Gjyqi për vulën e PD, Rithemelimi protestë…

Në Gjykatën e Lartë, sot do të mbahet seanca për vulën e Partisë Demokratike. Ndërkohë grupi i Rithemelimit është mbledhur në protestë. Protesta nisi në orën 09:00, teksa ka prezencë të shtuar të forcave të policisë.

Rithemelimi është grumbulluar dhe protestuesit, kanë bllokuar edhe rrugën. Sot Gjykata pritet të vendos se kujt i përket vula dhe simbolet e Partisë Demokratike. Rithemelimi ka depozituar rekurs për vendimin e 3 marsit të këtij viti pasi Apeli i Përgjithshëm vendosi të kthejë në shkallën e parë çështjen e logos dhe vulës.

Seanca e sotme do të shqyrtohet nga Artur Kalaja, Dariel Sina dhe Ervin Pule. Gjykata e Apelit në mars vendosi të rrëzojë vendimin e Agron Zhukrit dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese. Kujtojmë se sot në orën 11:00, në GJKKO do të mbahet seanca ndaj kërkesës së SPAK, që kërkon arrest shtëpie me mbikëqyrje policore për ish-kryeministrin Sali Berisha, në lidhje me hetimet për çështjen “Partizani”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit