Gjyqi që ka tërhequr vëmendjen e botës

Gjyqi që ka tërhequr vëmendjen e botës

Dashuria si dhe divorci i tyre për më shumë se dy vite mbushën faqet e para të mediave rozë.

Johnny Depp dhe Amber Heard do mbeten në histori si çifti më i komentuar i momentit, pas akuzave për dhunë nga të palët.

Dje aktorët u përballën për herë të parë në gjykatë, e ku duket Amber e qeshur sikur të mos ketë ndodhur asnjë gjë për të.

57-vjeçari Depp akuzohet nga ish-bashkëshortja se e dhunonte dhe keqtrajtonte.

Madje kjo duket edhe në një video ku Depp, i cili shfaqet i dehur i hedh Amber një shishe verë.

Johnny Depp në gjykatë ka treguar momentin kur vendosi të ndahej përfundimisht nga Amber Heard pasi gjeti jashtëqitjet e saj në shtratin e tyre martesor.

Ai madje e ka cilësuar atë si një të sëmurë mendore pasi këto lloj veprimesh ishin të shpeshta, e ku madje i ka prerë edhe gishtin asaj.

Ndërkaq Heard e ka cilësuar këtë gjë si një shaka të padëmshme, pasi ato që ka bërë Johnny janë më të rënda.

Për ikonën e ‘Pirateve të Karaibeve’, është e pa konceptueshme që të ushtrojë dhunë mbi një grua për asnjë arsye apo rrethanë.

Sipas tij, të gjitha deklaratat e ish-bashkëshortes janë të pavërteta.

Një ditë më parë Depp hodhi në gjyq The Sun dhe News Group Newspapers për një artikull që ai shkroi në Prill të 2018 ku e quante “dhunues grash”.

Johnny Depp dhe Amber u takua në setin e filmit “The Rum Diary” në 2011 dhe u martuan në Shkurt 2015.

Divorci u finalizua në 2017 ku urdhër ndalimi u hoq ndaj Depp, i cili pranoi t’i paguante Heard shumën e vendosur paraprakisht prej 7 milionë dollarë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit