Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Vettingu krijojnë shoqatë: Ka të emëruar në organet e rivlerësimit që kanë gënjyer

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Vettingu…

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Vettingu kanë krijuar një shoqatë, e cila quhet “Drejtësi për Drejtësinë”. Ata i kanë dërguar një letër Avokatit të Popullit që të verifikojë procedurën e përzgjedhjes dhe dokumentacionin e anëtarëve të organeve të vettingut.

Shoqata pretendon se nga verifikimi që ata i kanë bërë dokumentacioneve të paraqitura nga disa anëtarë të organeve të vettingut, kanë dalë në konkluzionin se një pjesë e mirë e aplikantëve që sot janë emëruar në organet e rivlerësimit kanë gënjyer dhe kanë paraqitur dokumente të paplota dhe të pasakta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit