Gjyqtari vendos rifillimin e ndeshjes: Të mos hidhet as edhe një shishe e vetme

Gjyqtari vendos rifillimin e ndeshjes: Të mos…

Pas ndërprerjes së ndeshjes për disa minuta të ndeshjes ka nisur sërish ndeshja. Lojtarët e Polonisë janë rikthyer në fushë. Gjyqtarët gjykuan veprimin e tifozëve shqiptarë të cilët hodhën shishe në fushë në drejtim të lojtarëve polak pasi ata shënuan gol. Pas shqyrtimit ata vendosën që të rinis ndeshja, por nëse ka qoftë edhe një shishe të hedhur në fushë, ndeshja ndërpritet direkt.

Ky veprim i shëmtuar i disa tifozëve penalizmi skuadrën shqiptare dhe nëse ai përsëritet do të ishte fatal për kombëtaren. Ndeshja me Poloninë është një ndeshje vendimtare për Shqipërinë. Gjithashtu ndeshja e sotme është pritur me shumë entuziazëm edhe në stadium, pasi tifozët nuk janë lejuar prej më se një viti për shkak të pandemisë që të ndjekin ndeshje. Një veprim i tillë nuk u prit mirë as online, ku të shumtë qenë komentuesit që e kritikuan vendimin dhe e cilësuan si të shëmtuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit