Gjyqtarja shqiptare e futbollit thotë se është e lodhur nga komentet seksiste

Gjyqtarja shqiptare e futbollit thotë se është…

Gjyqtarja shqiptare e ndeshjeve të futbollit Emanuela Rusta ka reaguar lidhur me lajmet e ndryshme që janë publikuar në media, ku i referohen asaj jo për punën që bën por për format trupore që ka.

Duke folur për mediat e huaja, ajo thotë se ajo që duhet bërë është fokusi te puna profesionale dhe jo te dukja e saj, pasi kjo gjë e ka bezdisur.

Ata duhet të fokusohen më shumë në profesionalizmin tim sesa në gjëra të tjera”, tha ajo duke shtuar: “Arbitërimi nuk është çështje gjinie, por kompetence“.


30-vjeçarja me origjinë Shqiptare ka drejtuar ndeshje të superligës së meshkujve në vendin tonë, dhe muajt e fundit është drejtuar në kompeticione të tjera në Evropë.

Më përpara Emanuela ka pasur një jetë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh publikonte foto të ndryshme nga jeta e saj. Tashmë ajo i ka mbyllur këto mjete komunikimin dhe shkak janë bërë komentet e shumta seksiste që merrte.


Duhet të luftosh shumë që të pranohesh. Megjithëse në dukje është një mjedis kryesisht mashkullor, ndihem e respektuar dhe e vlerësuar për punën që bëj në fushë“, thotë shqiptarja.


Pavarësisht se e lodhur me komentet në rrjet dhe lajmet në media, dëshira e Emanuelës është që të drejtojë kompeticione më të rëndësishme në futboll.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit