Gjysh Xhemali ka humbur sërish, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Gjysh Xhemali ka humbur sërish, kërkohet ndihmë…

Familjarët e 75-vjeçarit Xhemal Molla i janë drejtuar sërish redaksisë së JOQ Albania, pasi i moshuari, i cili u raportua i zhdukur disa ditë më parë dhe u gjet, ka humbur përsëri.

Sipas tyre, Xhemal Molla ka dalë nga banesa dhe nuk është kthyer më, duke rikthyer shqetësimin dhe ankthin te familja. Ai është parë për herë të fundit në të njëjtën zonë ku ishte konstatuar edhe herën e kaluar, pranë shkollës “1 Qershori”, në zonën e Selitës, në Tiranë.

Familjarët theksojnë se 75-vjeçari vuan prej vitesh nga humbja e kujtesës, çka e bën situatën edhe më shqetësuese dhe urgjente. Ata kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve, duke shpresuar se dikush mund ta ketë parë ose të ketë informacion mbi vendndodhjen e tij.

Në këtë situatë, ata u bëjnë apel të gjithë qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion, të kontaktojnë menjëherë në numrin e telefonit: +355 68 610 8009.

JOQ Albania i bashkohet sërish thirrjes së familjarëve dhe fton këdo që mund të ndihmojë me informacion, pasi çdo detaj mund të jetë vendimtar për gjetjen e tij dhe kthimin e sigurt pranë familjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit