“Gjyshërit nuk i duan”/ Migena Sinani u vra nga kunati, kushërira: Iu lutem ndihmoni fëmijët e saj

“Gjyshërit nuk i duan”/ Migena Sinani u…

Migena Sinani u vra disa javë më parë nga kunati i saj, Erion Sinani. Ajo ka dy fëmijë të mitur, të cilët tashmë jetojnë me prindërit e Migenës. Të vegjlit kanë përjetuar trauma nga ajo çka ndodhi, pasi ishin prezent në momentin e ngjarjes. E sikur të mos mjaftonte kjo, ata kanë mbetur pa përkrahje.

Kushërira e Migenës, Emiljana Kodra, e cila jeton në SHBA, ka treguar se gjyshërit nga ana e babait nuk i përkrahin fëmijët, ndërsa gjyshërit nga ana e të ëmës, nuk i kanë mundësitë ekonomike për t’i rritur.

Prandaj, ditën e sotme ajo ka bërë thirrje për ndihmë financiare për dy vogëlushët.

“Ata vranë nënën dhe ku do i çosh fëmijët aty. Ata nuk do të thonë më ‘nënë’. Në fillim ishin mirë, por pastaj filluan konfliktet. Unë fëmijët do t’i ndihmoj aq sa mundem që nga këtu. Prandaj, krijova dhe ‘go found me’. Kush mund të ndihmoj qoftë një lekë a një dollarë, të ndihmojë.

Xhaja dhe nusja e xhajës ishin në punë, por tani nuk punojnë dot më se fëmijët duan përkujdesje, sidomos goca është e trembur nga zhurma e armës dhe qan jashtë mase. Do kohë që të kalojë kjo, është një traumë”, tha kushërira.

Më tej, Emiljana ka treguar Migena Sinani nuk përkrahej nga njerëzit e bashkëshortit. Kunati që kreu dhe vrasjen, i bënte presion për të shkuar në punë. Ndërsa bashkëshorti i Migenës paratë ia jepte të atit dhe vetë nuk mbante asgjë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit