Gjyshi tiranas feston si një fëmijë pas golit fantastik të Muçit ndaj Finlandës

Gjyshi tiranas feston si një fëmijë pas…

Futbolli nuk njeh moshë dhe emocionet që dhuron Kombëtarja shqiptare janë të njëjta për të gjithë, nga më i vogli te më i moshuari.

Një video e mbërritur në redaksinë tonë tregon reagimin e veçantë të një gjyshi nga Tirana, i cili po ndiqte ndeshjen Shqipëri-Finlandë. Në momentin kur Ernest Muçi shënon atë gol fantastik në minutën e 35-të, duke dërguar topin në rrjetë me një goditje spektakolare, gjyshi nuk e përmban dot gëzimin.

Ai ngrihet nga vendi, ngre duart lart dhe feston me gjithë shpirt, sikur të ishte vetë në shkallët e stadiumit. Një reagim spontan, plot emocion dhe krenari, që tregon edhe një herë se çfarë do të thotë Kombëtarja për shqiptarët.

Ndoshta për disa është thjesht një gol, por për këtë gjysh dhe mijëra tifozë të tjerë, është një moment që të mbush zemrën me gëzim. Sepse kur shënon Shqipëria, feston një popull i tërë!

<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/xOcUamKV5pM” title=”Gjyshi tiranas feston si një fëmijë pas golit fantastik të Muçit ndaj Finlandës” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit