Gjyshja 70-vjeçare zhvishet për para dhe fiton miliona: Ç't'i dua?! Vajza ime s'më flet

Gjyshja 70-vjeçare zhvishet për para dhe fiton…

Një gjyshe 70-vjeçare thotë se ka nisur një jetë të re falë hobit të saj part-time. Michelle Hardenbrook, 70 vjeç fiton mijëra dollarë në muaj duke u zhveshur për meshkujt e rinj në faqen e OnlyFans. Burra më të rinj paguajnë për ta parë të zhveshur atë në internet. Muajin e saj të parë ajo fitoi 30,000 dollarë pasi një video që ajo postoi duke kërkuar “vullnetarë” u bë virale. Ajo është e lumtur me suksesin e saj pasi është munduar të bëjë para gjatë gjithë jetës së saj. Megjithatë ky hobi ka patur edhe pasoja. Ajo tha për The Daily Star: “Ndjej një ndjenjë të madhe arritjeje, por pjesa e trishtuar për mua është se nuk mund t’u tregoj njerëzve që njoh për suksesin tim, sepse do të ngjante keq. Familja ime nuk flet me mua prej vitesh.” Michelle, nga Luiziana, SHBA, punonte si sekretare për 6.50 dollarë ora dhe luftonte në fund të ditës për të siguruar ushqim për familjen e saj. Pasi humbi punën në moshën 56-vjeçare, ajo iu drejtua faqes sensuale për t’ia dalë mbanë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit