Gjyshja ha tortë me kanabis në dasmë, përfunon pa ndjenja në spital

Gjyshja ha tortë me kanabis në dasmë,…

Dy të ftuar në një dasmë, duke përfshirë këtu një të moshuar, u shtruan në spital pasi disa ëmbëlsira ishin të mbushura me drogë.

A mund ta imagjinoni ditën tuaj të dasmës të përfundojë në një rrëmujë absolute, sepse disa ëmbëlsira kishin drogë brenda?

E moshuara ka mbetur pa ndjenja për 12 orë pasi ka konsumuar tortën, ndërsa një tjetër person është sëmurë dhe gjithashtu është dërguar me urgjencë në spital.

Dasma në fjalë u zhvillua në Torquay dhe gjithçka po shkonte “vaj” derisa të ftuarit konsumuan ëmbëlsirat që ishin bërë me kanabis.

E gjithë dita u kthye në kaos.

Personi përgjegjës nuk është gjetur ende nga policia për shkak mungese provash, raporton LadBible.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit