Një ngjarje e pazakontë në një aeroport ka habitur pasagjerët që ndodheshin pranë.
Një pasagjere e moshuar ngatërroi shiritin transportues të bagazheve me shkallët lëvizëse dhe u ngjit mbi të. Pa e kuptuar menjëherë se ku ndodhej, pasagjerja vazhdoi të lëvizte për pak çaste mbi shiritin e bagazheve, ndërsa ai ishte në funksion.
Momenti i pazakontë u filmua me telefon nga një person i pranishëm në aeroport dhe pamjet u shpërndanë më pas në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e përdoruesve.
Ngjarja është bërë virale, ndërsa pamjet kanë shkaktuar habi dhe reagime të shumta nga ata që i kanë parë.