Gjysma e pensionistëve me pagë të pjesshme në 2022, kontributet nuk u kthehen mbrapsht

Gjysma e pensionistëve me pagë të pjesshme…

Inflacioni që ka pësuar Shqipëria 4 vitet e fundit pas pandemisë së COVID-19, ua ka bërë përballimin e jetesës më të vështirë qytetarëve e aq më tepër pensionistëve. Në shumë raste ata duhet ta ndajnë pensionin mes ilaçeve që u duhen për kurimin e sëmundjeve të moshës, dhe shpenzimeve të tjera jetike.

Për të moshuarit që të vetmin burim të ardhurash kanë pensionin jetesa është e vështirë, teksa disa të tjerë e përballojnë jetesën me remitanca, nga përkrahja e fëmijëve që janë në emigrim. Sipas një raporti të Fondit Monetar Ndërkombëtar, pensionistët që janë futur së fundmi në sistem marrin pensione të ulëta të krahasueshme ose ngjashme me pensionet sociale. Shkak për këtë është rritja e viteve të punës së siguruar që duhet të ketë çdo i moshuar për të përfituar pensionin e plotë, e cila është rritur me disa vite në numër.

Në vitin që lamë pas (2023), për të përfituar pensionin e plotë duheshin 37.5 vite punë me sigurime të paguara. Sipas Monitor, pensionistët që u futën në sistem kishin mesatarisht vetëm 27 vite punë me sigurime. Kjo shifër është ulur ndjeshëm 10 vitet e fundit, pasi nëse e krahasojmë me personat që dolën në pension në vitin 2012, kishin mesatarisht 34 vite sigurime të paguara.

Po çfarë do të thotë kjo? Vitin e kaluar për të përfituar pensionin e plotë duheshin gati 38 vite sigurime punë të paguara, dhe në vitin 2030 sipas përllogaritjeve do të duhen 40 vite sigurime. Me këto rritmë e frikshme është ta themi, por të rinjtë shqiptarë madje dhe të rriturit që ende nuk kanë dalë në pension, nuk do të kenë mundësinë që të plotësojnë as gjysmën e viteve të sigurimeve që duhen të paguara duke bërë që të përfitojnë një pension të ulët ose minimal.

Një statistikë tjetër zyrtare për vitin 2022, tregon se pensionistët me pagë të pjesshme përbënin 48% të totalit të personave që përfitonin “pagën e pleqërisë”, ndërkohë që kjo shifër është rritur 3% krahasuar me vitin 2021. E thënë në shifra konkrete, në vitin 2022 Shqipëria numëronte 481 420 pensionistë, nga të cilët gati gjysma 231 734 morën pension të pjesshëm dhe jo të plotë.

Kjo tregon se sa të lehtë e ka një pensionist për të përballuar jetesën me rritjen e madhe të çmimeve, pavarësisht se ka gjithë jetën që paguan sigurime. Pensioni mund t’i dalë për ndonjë kafe në ditë dhe pak ushqime për të mbajtur shpirtin gjallë, kaq!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit